25 vjet parlamentizëm pluralist, Krasniqi: Liderë të fortë, institucione të dobëta

25 vjet pas vendosjes së parlamentarizmit pluralist, politologu Afrim Krasniqi vlerëson se në Shqipëri ka një deformim tërësor të cilësisë dhe konceptit të përfaqësimit politik.Afrim Krasniqi: “Sot në kushtet e ndryshimeve të reja kushtetuese dhe pasojat që ne patëm, nuk është më parlamenti që kontrollon , është qeveria që kontrollon parlamentin”.Nga Studio e lajmeve në Ora News, Politologu tha asnjë krizë në Shqipëri nuk është zgjidhur në Parlament, pasi për shkak të një koncepti parademokratik ne kemi krijuar liderë të fortë dhe institucione të dobëta.Afrim Krasniqi: "Kemi krijuar liderë të fortë dhe ditën kur lideri ka një problem shëndetësor apo janë me pushime apo ndërrojnë mendje bie i gjithë shteti. Asnjë krizë politike në Shqipëri nuk është zgjidhur në parlamentin shqiptar. Të gjitha krizat janë zgjidhur në mënyrë jashtë parlamentare nga takimi i lidërve politike në hotelet e Tiranës, me ndërmjetësim ndërkombëtar, marrëveshje të diktuara nga jashtë parlamentit dhe parlamenti thjesht ka ngritur kartonin”.Krasniqi thotë se asnjë politikan shqiptar nuk ka përfunduar pas hekurave pasi në vendin tonë është krijuar modeli i amnistisë pas humbjes së pushtetit, ndërsa thekson se politika shqiptare dhe reformën në drejtësi po e kthen në negociatë.Afrim Krasniqi: “Parimi ynë është se nëse të largojnë nga pushteti je i amnistuar për gjithçka. Janë me dhjetëra dosje që flenë në duart e Prokurorisë dhe me siguri nuk do të preken asnjëherë sepse edhe reformën në drejtësi që do duhet ta bënim sipas projektit ndërkombëtar e kemi kthyer në një mekanizëm negociatash midis palëve politike dhe në gjuhën politike negociatë do të thotë ti më jep garanci mua, unë të jap ty garanci e të dy bashkë të bëjmë diçka bashkë për palën e tretë që janë qytetarët".Reforma zgjedhore është gjithmonë temë e nxehtë në vendin tonë. Dhe këtu Krasniqi si studiues i çështjeve dhe sistemeve politike, e gjen zgjidhjen në bashkimin e propozimeve të Edi Ramës, Ilir Metës e Lulzim Bashës.Afrim Krasniqi: "T’i bashkojmë të tre propozimet në një. Kjo do të ishte reforma e vërtetë zgjedhore në Shqipëri dhe hapja e demokracisë në mënyrë që qytetarët të marrin vesh se kush është deputeti i tyre dhe të votojnë midis individëve"./Oranews.tv/