Aksident i rëndë me dy të vdekur në autostradën Tiranë- Durrës

Një aksident i rëndë me dy të vdekur është shënuar mbrëmjen e 22 prillit 2016 në autostradën Tiranë- Durrës.Aksidenti është shënuar rreth orës 22:30 minuta në afërsi të firmës"Sinani".Makina tip Benz me targa AA 301 AG, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur nga prapa mjetin kamion tip Man me targë koka TR9530P dhe rimorkio TR0881J me drejtues shtetasin: Sh.B. 62 vjeç, banues në Tiranë.Nga përplasja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, E.T. 25 vjeç, banues në Durrës i  cili ishte pasagjer në mjetin tip Benz.Shoferi i kamionit,  Sh.B. ka zbritur nga mjeti i tij, për të parë se çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment një mjet i paidentifikuar e ka goditur. Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip Benz, Adriatik Bajraktari, ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se ndaj tij është prerë urdhër arresti.Cfare mund te kete ndodhur?Policia informon se në aksident janë përfshirë edhe dy mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale, konkretisht, mjetet tip Nisan me targa AA 894 FF, me drejtues shtetasin A.B.28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka goditur nga prapa një mjet BMV X5, i cili ka qenë duke u dhënë ndihmë të aksidentuarve.Nga deklarimi i marrë shtetasit A.B. drejtues i Nisanit ka rezultuar se në momentin pas aksidentit një mjet tip fuoristradë e zezë ka kaluar me shpejtësi dhe është përplasur me hekurat anësore të rrugës dhe nuk ka parë që ky mjet të ketë perplasur njeri.Specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka goditur drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor " dhe " Largimi nga vendi i aksidentit"parashikuar në nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.aksidenti durres aksidentiiaksidenti24235/Oranews.tv/