Euro kap shifra rekord, monedha europiane fiton 2 pikë kundrejt Lekut

Euro vijon të forcoj më tej kuotat kundrejt lekut shqiptar. Brenda një javë monedha europiane ka fitur rreth dy pikë më shumë kundrejt monedhës vendase lekut.Në kursin e këmbimit valutor një është ka arritur të shkëmbehet me rreth 142 lekë nga 140 që ka qenë më parë. Kjo vlerë e euros konsiderohet si më e larta  pas  disa muajve ku euro është shkëmbyer me 138 lekë.Një vlerë e tillë e monedhës europiane kundrejt monedhës sonë vlerësohet si problematike për ekonominë shqiptare.Ndërkohë që forcimi i euros muajt e parë të këtij viti shpjegohet edhe me faktin e kërkesës së lartë për monedhën europiane ndërkohë që është me pakicë në treg. Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros duket se po kthehen në një problem shqetësues për biznesin në vend, sidomos për atë importues nga vendet e Bashkimit Europian, që zënë rreth 60% të totalit të importeve, apo dhe të gjithë kredimarrësit në euro të cilët duhet të paguajnë më shumë.Dobësimi i lekut ka aspekte negative për ekonominë tonë duke marë parasysh faktin që ne jemi një vend kryesisht importues  dhe kjo jep efekt të menjëhershëm në xhepat e qytetarëve të thjeshtë.Efekte negative një euro e fortë ka edhe për qeverinë  e cila detyrohet që të paguajë më shtrenjë për borxhet që ka marrë.Ndërkohë që ekspertët shpjegojnë se do të vazhdojë që euro të qëndroj në pozita të forta kundrejt lekut shqiptar.