Aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.Dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 69-vjeçari Kolec Molla dhe është plagosur Eduard Gjeka, të dy nga fshati Rrjoll i Velipojës.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa 69-vjeçari Molla ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.