Tiranë, mbytet në pishinë 18-vjeçari, pësoi arrest kardiak nga kontakti me ujin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2013, 13:58
Një adoleshent është mbytur paraditen e sotme tek pishinat pranë liqenit artificial në Tiranë.Gëzim Beka, banues në Sauk ka pësuar infarkt në zemër sapo është hedhur nga kati i tretë i trampolinës së pishinës.Menjëherë 18-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ka ndërruar jetë.Sipas mjekëve, adoleshenti ka pësuar infarkt në momentin kur ka rënë në kontakt me ujin.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.