RTV “Ora News” sërish thirrje të për ndihmuar vogëlushen Mejsi

RTV “Ora News” vijon sensibilizimin për të ndihmuar Mejsi Xhaxhaj, 2 vjeçaren që vuan nga një sëmundje e rëndë.Këtë radhë ka qenë emisioni “E diela Mirmëngjes”  i cili i ka kushtuar pjesën e dytë, sëmundjes nga e cila vuan vajza nga Fieri.Në emision i është bërë thirrrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të kontribujonë për të ndihmuar vajzën 2-vjeçare që vuan nga një tumor i rrallë në kokë.Në studion e emisionit “E diela Mirmëngjes” ka qenë  e ftuar edhe mamaja së bashku me Mejsin.Operacioni për sëmundjen e Mejsit është shumë i kushtueshëm  dhe prindërit e saj nuk kanë mundësi ekonomike. Ndërhyrja  mund të kryhet vetëm në Gjermani dhe në total shuma është 70 mijë euro.