Berisha: Rama të dalë vetë nga gropa që futi KQZ-në

Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai paraqiti dje në Vlorë kujtimet e vegjëlisë.Ndërsa ka inaguruar rindërtimin e segmentit Fier-Levan, kryeministri Berisha premtoi më shumë investime të huaja gjatë 4 viteve të ardhshme."Dje kryetari i PS në shabllonin e mëparshëm iu paraqiti Vlorës dhe vlonjatëve kujtimet e vegjëlisë, e paraqiti veten fëmijë në plazh, po qëllimi që e bëri ishte diallëzor, sepse ai s`kishte qëllim tjetër veç të shkuljes së veshit. Edhe dje ftoi një qytetar që i kërkonte ti shkulte veshin por ai nuk shkoi se e kuptoi që ishte qëllim politik. Ne nuk do merremi me kujtimet e vegjëlisë por me shkolla, rrugë, me rritje rrogash e pensionesh. Ne do merremi me modernizimin e këtij vendi, shtrirjen e teknologjisë së lartë në çdo qelizë. Do bëjmë gjithçka që ta bëjmë Shqipërinë edhe më tërheqëse për investime të huaja. Shqipëria, 4-vjeçarin që vjen do të ketë projektet më gjigante. Edhe sot në mëngjes po lexoja që Shqipëria po hynte në vendet me investime të larta. Po e vërteta është se ne morën 4.2 miliard dollarë investime të huaja por Shqipëria potencialin e ka maksimal së paku për 8 miliard dollarë" tha Berisha.Duke e quajtur fajtor Ramën për situatën në KQZ, Berisha theksoi se ai duhet ta zgjidhë vetë këtë situatë.“Ai është në autobus. Pavarësisht se ecën në rrugë është në autobus. I them t’i lërë sharjet, të lësh dëshpërimin; se është i dëshpëruar shumë. Pse hyrë në garë atëherë?! T’i e kishe në arkivin tënd humbjet më të mëdha. Bën pazar me Jani Janin, e terrorizoi, qytetarin nga minoriteti. Tani thotë të rikompozojmë KQZ, po kush i hoqi anëtarët e KQZ? Vetë i hoqe, vetë re në gropë çou dil ose mos dil” tha Berisha.Kreu i qeverisë theksoi se Partia Demokratike kërkon votën e shqiptarëve jo për këto që ka bërë por për projektet e 4 viteve që vijnë që sipas tij do të jenë projektet më të mëdha në historinë e kombit shqiptar.Kreu i qeverisë theksoi se Partia Demokratike kërkon votën e shqiptarëve jo për këto që ka bërë por për projektet e 4 viteve që vijnë që sipas tij janë projekte më të mëdha në historinë e kombit.  "Këto që kemi bërë dëshmojnë seriozitetin tonë. Ne kemi folur me mijëra herë për rrugë por rrugë kemi bërë. Ne kërkojmë votën për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian. Çdo qytetar le të mendojë që si ka mundësi që çdo hap i bërë drejt Europës të firmoset vetëm nga një parti, nga Partia Demokratike ndërkohë që kjo parti ka qënë 8 vjet në opozitë. Kjo sepse duke ditur ëndrrën tuaj, ëndrrën europiane dhe duke ditur që kjo anë është shpirti i shqiptarëve ne kemi bërë gjithçka që të ecim përpara" tha Berisha.Kreu i qeverisë premtoi gjithashtu se brenda një viti të mandatit të ardhshëm do të bëhet i mundur marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria."Nëse kemi nevojë për të mira procesi i integrimit garanton më shumë liri për shqiptarët, mirëqënie për shqiptarët, siguri dhe dinjitet. Ndaj dhe unë ju gantoj që brenda 1 viti do të marrim statusin e vendit kandidat dhe do të nisim negociatat për anëtarësi.Do të ecim të sigurtë drejt Bashkimit Europian. Ne jemi ndryshimi, përpara” përfundoi Berisha.