Berisha me gazetarët në Vlorë: Kujtimet e vegjëlisë, djallëzi e Ramës

Kreu i qeverisë Sali Berisha nga Vlora ka sulmuar sërish kreun e PS-së Edi Rama ndërsa e ka krahasur dokumentarin e tij prezantues me librin "Kujtimet e Vegjëlisë" të diktatorit Hoxha.Në një bashkëbisedim me gazetarët në qytetin bregdetar, Berisha sulmoi edhe biznesmenin Koço Kokëdhima duke theksuar se kandidimi i tij në Vlorë është problem për të majtën.“Vlora e di mirë historinë e dajave të tij. Rama prezantoi në Vlorë fëmijërinë e tij dhe i ofendoi vlonjatët se janë të izoluar. Si janë të izoluar vlonjatët kur ata udhëtojnë në rrugë moderne. Ata që e ndjejnë veten të izoluar të mos e votojnë Sali Berishën. Mund të thuash që ka njerëz të varfër, por jo që janë të izoluar. Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës apo të Berishës, ka nevojë për shkolla, rrugë, turizëm. Ramën këtu e solli Koçoja sepse ai është menaxheri dhe truri ekonomik i tij. Lidhjet e tyre me njëri tjetrin kanë kufi vetëm qiellin. A e patë ju mënyrën se si e paraqiti Koçon në konventë. Shpëtimi është lule nga çfarë është Koçoja” tha Berisha.Kreu i qeverisë ka vlerësuar kontributin që ka dhënë Arben Malaj në Partinë Socialiste por u bëri thirrje demokratëve të mos japin asnjë votë për të.“Arben Malaj ka qënë konstant në qëndrimet e tij për procesin  e integrimit dhe ka bërë thirrje për miratimin e 3 ligjeve. Malaj u largua nga PS-ja sepse do integrimin evropian. Por  Malaj nuk është një aleat, prandaj u bëj thirrje mbështetësve që të mos hedhin asnjë votë për të. Zero vota për Arben Malajn” tha Berisha.Berisha deklaroi me tej se qeveria ka investuar në këtë qytet më shumë se kudo tjetër në infrastrukturë. “Ne kryebahkiakut Gjika, krahasuar me Partinë Socialiste, ia kemi rritur grantet edhe tre herë. Eshtë bashkia ajo që përcakton ku ndërton, si ndërton. Ne kemi bërë investimet më të fuqishme në këtë zonë”, tha kryeministri.Kryeministri Berisha gjithashtu premtoi se gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të krijohen 250 mijë vende pune."Asnjë zhvillim, asnjë rezultat sesa punësimi nuk është në një shoqëri.  Ne do krijojmë 250 mijë vende pune dhe këtë e bazojmë në realitetin se kemi krijuar 200 mijë vende pune gjatë 4-vjeçarit që lamë pas” tha Berisha.I pyetur në lidhje me akuzuat e PS-së për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Berisha theksoi se Rama bëri një fushatë përçarëse të padenjë.I pyetur për numrin e mandateve që pret të fitojë në Vlorë, Berisha u shpreh se i takon qytetarëve të vendosin por nuk la pa ironizuar edhe aleancën Rama-Meta.“Numrin e mandateve që merr një forcë e përcaktojnë qytetarët. Për këtë qytet që në shekuj ka qënë një kryeurë e kombit me perëndimin, them se asnjë gjë nuk është më jetike se integrimi në Europë. Pavarësisht për kë ka votuar Vlora, çdo vlonjat që u beson të vërtetave e di se PD është ajo që këto 20 vite ka firmosur çdo akt madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Europë. Tu besosh këtyre ëndrrën e integrimit është njësoj si të shkosh në shkretëtirë dhe të kërkosh eskimezë, atje nuk ka. Ndaj i them qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Berisha.Sa i përket investimeve në bujqësi, kryeministri premtoi se në 4 vitet e ardhshme do të trefishohet subvenciionimi për fermerët dhe do të rimbursohet TVSH-ja.Kryeministri Berisha sulmoi edhe taksën progresive të Partisë Socialiste e cila sipas tij do të rrënonte ekonominë e vendit.“Pala tjetër ofron kaos, ofron taksën progresive. Të lozësh me rritjen e taksës do të thotë të lozësh me jetën. Nëse do të rrënosh vendin rrit taksën. Janë prova të sigurta se rritja e taksës shoqërohet me uljen e vendeve të punës. Rama nuk ka program dhe se atij i mungojnë njohuritë më elementare ekonomike” tha kryeministri.