Zgjedhjet, Berisha prezanton sot kandidatët e PD-së në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2013, 08:45
Partia Demokratike prezanton sot kandidatët për deputetë në Vlorë. Tubimi elektoral në Vlorë do të zhvillohet në orën 19:30 të pasdites ndërsa në orët e paradites kryeministri do të marrë pjesë në inagurime.Kështu në orën 10:30, kreu i qeverisë Berisha do të marrë pjesë në inagurimin e riveshjes së segmentit Fier-Levan, segment ku me gjatësi 8.1 kilometra dhe me vlerë 119 186 100 leke.Ndërsa në orën 12:30 Kryeministri Berisha do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Vlorë.Ndërkohë ditën e djeshme, prezantoi kandidatët e PD-së në Berat. Nga qyteti muze i Shqipërisë, Kryeministri Berisha ftoi kundërshtarin e tij politik të votojnë ligjin për amnistinë për gjobat e bizneseve nga viti 2011 deri më sot.