Kukës, tentojnë të grabisin udhëtarët kosovarë, prangosen 2 vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Kukësit pasi akuzohen se kanë tentuar të grabisin një shqiptar nga Kosova.Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në segmentin rrugor Breg Lumë -Morinë, pjesë e autostradës Kukës-Morinë ku dy vëllezërit, Jetlind dhe Lirim Matmuja, përkatësisht 24 dhe 19 vjeç kanë tentuar që të grabisin kosovarin por që nuk i'a kanë arritur qëllimit falë patrullës policore që ka kaluar në ato momente në atë segment rrugor.Sipas policisë kjo tentavitë grabitje duket se ka qenë e planifikuar prej vëllezërve por që fatmirësisht nuk i'a kanë arritur qëllimit.