Elbasan, Idrizi: Do të bëhemi forcë kryesore politike

Nga Elbasani ku mblodhi strukturat e degës së PDIU, kryetari Shpëtim Idrizi, u kërkoi anëtarëve të punojnë fortë që forca poltike që ata përfaqësojnë të rritet. Idrizi theksoi se falë këmbënguljes u arrit të futej në Kuvend rezoluta për Çamërinë.Elbasan-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbledhur strukturat në Elbasan, për zgjedhjet brenda kësaj force politike. Gjatë fjalës së tij, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi kontributin e të gjithë anëtarëve për t'u shndërruar në forcë me ndikim domethënës në vend, ku ndër arritjet përmendi futjen në kuvend të rezolutës për Çamërinë.Shpëtim Idrizi: Megjithëse nuk i kemi pasur numrat e nevojshëm, megjithëse nuk kemi qenë në kabinetin qeveritar kemi ditur qe me drejtësinë dhe kauzën tonë t'i immponohemi politikës shqiptare dhe une besoj se këtu buron edhe mbështetja që ne marrim çdo ditë.E pranishme, deputetja Mesila Doda theksoi se PDIU dotë dyfishojë votat në të gjithë Shqipërinë'. Ndërsa theksoi se kjo forcë do të jetë ndikuese edhe për çështjen e reformës në drejtësi.Mesila Doda: Kemi bërë propozimet tona për reformën në drejtësi dhe pika më kryesore e tyre është kjo: Kushtetuta nuk ndryshohet thjesht se e duan dy partitë e mëdha dhe se bëjnë pazar mes tyre. Kushtetuta ndryshohet vetëm kur e don populli./Oranews.tv/