Avokati i Gjykatës së Lartë në Britani në shërbim të grupit shqiptar të kokainës

Një avokat që punonte pranë një Gjykate të Lartë në Britani është dënuar nga gjykata atje.Omar Khahn, 31-vjeç, ka punuar për 5 vite pranë studios së avokatisë “The Partnership Johnson”, në Nottingham deri në momentin e arrestimit.Avokati ishte në shërbim të një grupi shqiptar që merrej me shpërndarjen e kokainës.Pjesë e grupit ishin shqiptarët Erlin Manahasa dhe Albert Dibra, si dhe një shtetas tjetër i quajtur Nazaquat Ali.Avokati u dënua me 40 muaj burg, ndërsa shqiptarët përkatësisht me 4 vite e gjysmë (Manahasa) dhe 7 vite burgim (Dibra), dënim që u dha nga Gjykata e Nottinghamit në veri të vendit. Personi tjetër u dënua me 5 vite burg.“Policia kishte bërë një punë të mrekullueshme në këtë rast, duke mbikëqyrur dhe pritur rifurnizimin e dytë me drogë dhe, pas bastisjes, polica gjeti 1.3 kilogramë kokainë me një pastërti prej 88 për qind”, tha gjykatësi i çështjes Michael Stoke