Koni: Studentët dhe stafi akademik dëshmuan vlerat reale të UT-së
Në përfundim të procesit zgjedhor për rektor në Universitetin e Tiranës, kandidati Mynyr Koni ka komentuar zgjedhjet, duke theksuar se pjesëmarrja e stafit akademik ishte në nivelin 98%, ndërsa numri i studentëve që votan ishte 7 mijë.Në një postim në rrjetin social FB, Koni shkruan se studentët dhe stafi dëshmuan vlerat reale të UT dhe modelin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.Deklarata e Mynyr Konit"Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës ka përfunduar. Pjesëmarrja e stafit akademik në këto zgjedhje është në nivele maksimale me 98%. Nga të dhënat paraprake janë rreth 7,000 studentë të cilat kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për përzgjedhjen e drejtuesve të niveleve të ndryshme të UT-së.Vlerësoj maksimalisht faktin që në këtë ditë të rëndësishme për universitetin, studentët dhe stafi akademik dëshmuan vlerat reale të UT-së dhe modelin më të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike.Do doja të falenderoj studentët, stafin akademik dhe të gjitha strukturat që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit të sotëm dhe njëkohësisht për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe."