“Djalin tim e vranë ata që i quante miq, të dënohen me burg përjetë”
"Kërkoj drejtësi dhe kërkoj burgim të përjetshëm për autorët e krimit të vrasjes së tim biri", ka deklaruar sot në një intervistë për median italiane Tgcom 24, nëna e Ismaelle Lulli, i vrarë më 19 korrik të 2015 nga dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta.Pak ditë nga nisja e procesit gjyqësor ndaj tyre, Deborah, nëna e viktimës, flet për herë të parë në një intervistë televizive, pikërisht në vendin ku ka ndodhur krimi i vrasjes së djalit të saj, përballë kryqit ku e kanë lidhur, torturuar dhe goditur disa herë me thikë. Një vrasje makabre e motivuar nga xhelozia për një femër.Në proces gjyqësor si autor i ngjarjes është Igli Meta dhe bashkëpunëtor, Marjo Mema. "Në këtë vend- u shpreh nëna e Ismaelles- djali im u vu në kurth nga ata që i konsideronte miq, të cilët kryen ndaj tij gjëra të tmerrshme, të pa imagjinueshme. Pres ditën e nisjes së procesit për të kuptuar vërtet se kush ka qenë arsyeja e vrasjes së djalit tim. Kam besim tek drejtësia, e kush ka kryer këtë krim duhet të ndëshkohet." "Djali im nuk është më në këtë botë, nuk më thërret më mama, nuk më puth më, nuk kthehet më në shtëpi, nuk ekziston më, e unë kërkoj që ata që e vranë të dënohen me burgim të përjetshëm, është e drejtë që të marrin këtë dënim. Kërkoj burgim të përjetëshëm është minimumi i asaj që meritojnë!""Sa herë kthehem në këtë vend flas me Ismaelle e i premtoj se drejtësia do të shkoj në vend e sa ai mund të pushoj në paqe". "Igli Meta, më ka shkruar një letër por unë nuk kam dashur ta lexoj pasi më parë Igli duhet të marr dënimin që i takon, e ndoshta pas disa vitesh mund të pranoj një pendesë nga ai. Por një letër të shkruar dy ditë pas krimit nuk mendoj se është pendesë e vërtetë", thotë në intervistën e saj, nëna e Ismaelle Lulli.Në mbyllje të intervistës ajo i drejtohet dy autorëve të vrasjes së djalit të saj, Igli Metas e Marjo Mema; "Ju e dini çfarë keni bërë Ismale, e dinit se ai ishte një djalë flori. pse u treguat kaq mizor me të. Jeni ju që duhet të kërkoni burgim të përjetshëm për vetveten."/Ora News/