Turistët që do të vijnë në Shqipëri më shumë lehtësira për viza

Turistët që do të vijnë në Shqipëri këtë sezon turistik do të kenë shumë lehtësira në marrjen e vizave. Vetëm pak javë para hapjes së sezonit turistik ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ka mbledhur grupin ndërministror duke pasur si synim zgjidhjen e disa problematikave. Ministrja Ekonomi premtoi edhe vendosjen e depozitave për mbetjet.Ekonomi: Duke qenë se kanë pasur angazhimin për të sjellë turistë nga vende të tjera të rajonit kanë kërkuar një lehtësim vizash për një periudhë pak më të hershme sesa ajo që ne aplikonim zakonisht.Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, deklaroi se tashmë ka nisur ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës pavarësisht se fondet kanë qenë të pakta."Në zonën e jugut sigurisht, në aksin Përmet-Gjirokastër-Korçë janë duke u mplementuar dy projekte që janë drejt përfundimit. Në asket e tjera sigurisht që punohet por mungesa e fondeve ka bërë që këto akse të mos përfundojnë brenda kontratave të përcaktuara."Ministrja e Zhvillimit Ekonomik shprehet se gjatë 2016 priten më shumë turistë se viti i kaluar dhe si rrjedhojë edhe më shumë të ardhura për ekonominë./Oranews.tv/