Arrestimi i Shullazit, Lu: Hap pozitiv. Jemi pranë realizimit të reformës në drejtësi
Më 17 nentor 2015, ambasadori i Amerikes Donald Lu u shpreh:Persona si trafikanti i dënuar për drogë, Emilajno Shullazi që është akuzuar haptazi nga media për trafikim të narkotikëve dhe vrasje por nuk është çuar pëprara drejtësisë.
5 muaj pas kësaj deklarate Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përshëndetur arrestimin e Emiljano Shullazit por kërkoi që procesi kundër tij të shkojë përpara në një mënyrë të pavarur dhe serioze.
Ambasadori Lu: Gjatë vitit të shkuar kemi parë që të arrestohen dhe të ndiqen penalisht gjyqtarë, prokurorë, parlamentar, një ish-ministër dhe tani, një të dyshuar si kreu i një bande të krimit të organizuar, Emiljano Shullazin. Ne i mirëpresim këto hapa pozitivë dhe shpresojmë që këto çështje të shkojnë përpara në një mënyrë të pavarur dhe serioze.
Ambasadori amerikan foli gjatë asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku nxiti biznesin të ngulmojë pranë deputeteve dhe kryetarëve të partive politike për të miratuar sa më parë reformën në drejtësi.
Lu: Reforma në drejtësi do të lejojë biznesment që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reofrmë. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet ti bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që ti kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli.Më shumë 90% e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë ndaj duhet të jenë të sigurtë që edhe politikanët dëgjojnë zërin e tyre.Unë besoj se më e rëndësishme që kërkesa e shqiptarëve të reformohet. Ju në këtë dhomë jeni vetëm një zë nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësoni një zë nga shoqëria shqiptare, disa herë ju dëgjojnë, disa herë ju injorojnë, por është një përqasje shumë e mirë që ne të flasim. Dua të falenderoj anëtarët e bordit që kanë bashkëpunuar dhe duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për privilegjet e anëtarëve. Është punuar shumë për gjatë 16 viteve të fundit dhe shpresojmë që biznesi amerikan këtu të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, e pranishme në asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë theksoi se qeveria shqiptare do të angahzohet për rritjen e komunikimit me biznesit, kryesisht me atë amerikan, pasi ka një ndikim në gjithë biznesin e huaj në Shqipëri.