Parku i lojrave "Coca-Cola" në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës
Coca Cola në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të investojë dhe ndërtojë "Parkun e Lojrave Coca-Cola" në kryeqytet. Projekti u bë publik gjatë një vizite që kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe një grup nxënësish kryen në ambientet e kompanisë.Presidenti i Coca Colës Luca Busi vuri në dukje se kompania e tij do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e hapësirave publike dhe se Synimi i Coca-Cola është që të nxisë një stil jete aktive e të shëndetshme"Ne jemi gjithmonë krenarë për të kontribuar në zhvillimin e hapësirave publike, me një këndvështirm të orientuar drejt natyrës së gjelbër dhe me programe të dedikuara për stilin e jetesës së shëndetshme."Edhe kryebashkiaku Veliaj theksoi vleren e madhe qe ka mbeshtetja e sipërmarrësve private në projektet për komunitetin dhe krijimin e hapësirave argetuese.Erion Veliaj: "Nuk ka asnjë ligj që të detyron të kesh përgjegjeshmëri sociale.Por kompanitë e mira dallojnë nga kompanitë e tjera sepse përveç gjëravë të ligjshme kanë dhe një dozë të lartë etike që domethënë, mendojnë edhe për komunitetin".Çdo vit Coca - Cola mirëpret më tepër se 2000 nxënës dhe studentë numër i cili synohet që vitin e ardhshëm të shkojë në 3000 vizitorë./Oranews.tv/