Veliaj zbukuron lagjen e Halim Kosovës

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstrukturimin e bllokut “Shushica” të njësisë numër 5 në kryeqytet, ku përfshin rrugë të reja, ndricim dhe gjelbërim.Një nga banorët e zonës që do t’i gëzohet këtij investimi është dhe ish-kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, kundërshtar i kryebashkiakut Veliaj më 21 qershor të 2015.Investimet në Njësinë nr. 5 ishin objekt debatesh edhe gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2015, kur Erion Veliaj i kujtoi kundërshtarit të tij në garë, Halim Kosovës, se premtonte investime në infrastrukturë ndërkohë që kishte ende të parregulluar lagjen e vet.Por, tashmë Bashkia e Tiranës po vijon investimet në çdo zonë ku përfitues është komuniteti, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë.1-191 2-172 3-175 4-160 5-151