Berat, ujësjellësi ndërpret kontratat me botet shpërndarëse

Shtimi i kërkesave për ujë të pijshëm gjatë stinës së pranverës dhe verës, por dhe rënia e nivelit të prurjeve gjatë kësaj periudhe ka detyruar Ujësjellës Kanalizime në Berat që ta ndërpresë marrëveshjen për furnizimin me ujë të pijshëm të boteve që dalin jashtë territorit që përfshin kjo ndërmarrje.Me ujin e pijshëm të Bogovës do të furnizohen vetëm dy bashkitë Berat dhe Kuçovë, dhe jo ura vajgurore dhe disa zona të Lushnjes, pasi uji nuk do të shitet më nga botet që kishin kontrata me këtë shoqëri.Refat Arizi: “Këto ditë ne kemi bërë një ndërprerje të furnizimit me ujë të boteve të cilët dalin jashtë territorit të Bashkisë Berat- Kuçovë. 5 kontrata të tilla që konsumojnë rreth 50 m kub uji në ditë që dalin jashtë territorit të Beratit, kështu që 50 m kub ujë unë mendoj se vlejnë për të furnizuar diçka më tepër për qytetarët e bashkisë ku unë u shërbej".Nga ana tjetër, ujësjellësi ka nisur punën për mbledhjen e debive të prapambetura, ku ndër borxhlinjtë më të mëdhenj figuron Ndërmarja e Naftës në Kuçovë, me 80 milionë lekë të vjetra të papaguar prej 8 vitesh./Oranews.tv/