Qeveria miraton projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2016, 16:45
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, i cili përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa ka deklaruar se "ky ligj është tepër i rëndësishëm në këtë fazë edhe sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe parandalimit të financimit të terrorizmit dhe të ekstremizmit".Në kuadër të luftimit të terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë miratuar vitin e kaluar edhe ligjin që sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja./Rel/