Vajza vrau gjyshen për ta grabitur, xhaxhai: Unë nuk jam Zoti, nuk e fal!

Për të dytën herë brenda pak javësh, është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Eraldo Qatipit dhe Xhoana Hilës, të akuzuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e të moshuarës Angje Hila.Ngjarja ndodhi 1 vit më parë në banesën e 82 vjeçares në lagjen “Gjuhadol” të Shkodrës. Shkak për shtyrjen këtë herë është bërë tërheqja e avokatit Blerim Bazhdari, i cili paraqiti kërkesë më shkrim trupit gjykues se nuk mund ta përfaqësonte në mbrojtje të pandehurën.Ndryshe nga Xhoana Hila, i riu Qatipi u paraqit me dy avokatët mbrojtës. Në sallën e gjyqit ku kësaj radhe nuk u lejuan kamerat, ndërsa të pranishëm ishin familjarët e dy të akuzuarve. Në dalje Andrea Hila, i biri i viktimës  u shpreh se familja e tij nuk fal, vetëm Zoti fal dhe ne jemi këtu që të zbulohet e vërteta dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.Andrea Hila, i biri i viktimës: Edhe një qytetar i thjeshtë është i indinjuar me këtë vrasje. Edhe avokati me tërheqjen që bëri tregon se është i solidarizuar me familjen e viktimës. Ne vazhdojmë të kemi besimin tek drejtësia. Provat janë të sakta për vrasjen dhe pa dyshim ne presim që autorët të marrin dënimin e merituar.Gazetari: Duke qenë se një të pandehurit është mbesa juaj. Cila është është komenti për këtë?Andra Hila: No coment! Unë nuk jam këtu për të falë njeri. Një njeri i madh thoshte: Zoti fal! Unë nuk jam Zoti, nuk fal!Seanca e parë u zhvillua me 5 prill të këtij muaji, e cila nisi më shtyrje të procesit pasi pala mbrojtëse nuk ishte e pranishme në gjyq.Në seancën e parë gjyqësore të masës së sigurisë ka qenë 33 vjeçarja Xhoana Hila e cila ka pohuar për ngjarjen ku është shprehur se “nuk kam marrë pjesë në krim dhe nuk kam qenë fare në dhomë kur ka vdekur gjyshja”.Edhe këtë radhë pasi u përball me tërheqjen e avokatit mbrojtës, pas konsultimit me prokurorin e çështjes Xhevahir Lita, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Luveda Dardha vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore me datën 4 maj 2016.Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkurtin e 2015-ës në banesën e 82- vjeçares Hila, ndërsa u zbardh pas tre muajsh nga policia e Shkodrës, e cila prangosi si autorë 27 vjeçarin Erando Qatipi dhe 32 vjeçaren Xhoana Hila, në lidhje dashurie midis tyre.[caption id="attachment_727551" align="alignnone" width="640"]xhaxhai i vajzes qe vrau gjyshen Ne foto: Xhaxhai i vajzes qe vrau gjyshen (majtas) dhe vajza me gjyshen e vrare (djathtas)[/caption]/Ora News/