Lufta antikanabis, Policia e Fierit: Bashkëpunim për të parandaluar kultivimin

Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike ka mbledhur drejtues të Policisë së Shtetit, kryebashkiakë, drejtues drejtorish rajonalë dhe drejtues të ndryshëm institucionesh. Gjatë takimit është kërkuar forcim i bashkëpunimit për të raportuar rastet e konstatuara.Për të nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka nisur fushatë sensibilizuese në të gjithë vendin. Në Fier janë bërë bashkë drejtues të Policisë, kryebashkiakë, dhe administratorë të njësive vendore, të cilët kanë diskutuar masat për të parandaluar kultivimin e kanabisit.Në qarkun e Fierit janë shtuar komisarite të reja policie, i Patosit dhe Divjakës, çka pritet të ulë numrin e rasteve.Neritan Nallbati: “Tendencat për kultivim, kanë qënë dhe mbeten qëndrat malore me mëndësinë se nuk kontrollohet.Puna e Policisë është ndërtuar mbi bazën e informacioneve të marra përgjithësisht nga Institucionet shtetërore dhe ato vendore”.Bashkëpunimi mes institucioneve është cilësuar kyç për luftën ndaj narkotikëve.200 forca policie janë angazhuar drejtpërdrejt në qarkun e Fierit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike./Oranews.tv/