Gjirokastër, Hila: Studentët nën presion për të votuar kandidatin tjetër për rektor
Procesi i votimit në institucionet e Arsimit të Lartë nuk ka kaluar pa incidente dhe pretendime dhe presione për akademikët në garë. Në Gjirokastër kandidati për rektor në Universitetin "Eqerem Çabej" Kostaq Hila pretendon se studentët janë vënë nën presion nga kreu i qeverisë studentore për të votuar kandidatin tjetër Bektash Mema.Kostaq Hila: Persona që nuk kanë asnjë lidhje me universitetin po bëjnë kërcënime të hapura ndaj trupës zgjedhore për të deformuar vullnetin zgjedhor. Një rol po luan edhe kreu i qeverisë studentore i cili ka kohë që edhe në FB në emër të qeverisë studentore ka dalë hapur me këtë qëndrim dhe sot po zhvillon këtë aktivitet që lidhet me këta persona.Në Vlorë dhe Elbasan, nuk ka pasur garë për postin e rektorit në universitetet respektive, pasi ka vetëm një kandidatë, ndaj dhe fleta e votimit, ishte në formën e një referendimi "po ose jo" , për Skender Topin, në universitetin e Elbasanit dhe prof. doktor Roland Zisi për Vlorën.Procesi i zgjedhjeve ka ecur normalisht në Universitetin “Ligj Gurakuqi” në Shkodër dhe “Aleksandër Moisiu” në Durrës.Kandidatëet e Universitetit të Shkodrës Arjeta Troshani dhe Adem Bekteshi u janë drejtuar kutive të votimit.Arjeta Troshani: Universiteti të rezatojë edukatë, të japë atë mesazhin e një votimi.Adem Bekteshi: Një radhë shumë e madhe, një dëshirë shumë e madhe e studentëve të shprehen për autoritetet drejtuese por edhe për përfaqësuesin e tyre në senatin akademik.Në universitetin "Aleksandër Mosiu" të Durrësit garojnë tre kandidatë, Kseanela Sotirovski, Bardhyl Ceku dhe Elmaz Leci. Në procesin që ka vijuar i qetë do të jenë 272 pedagogë me të drejtë vote që do të zgjedhin pasuesin e rektorit aktual Mithat Memën në këtë post si dhe 12 349 studentë, votat e të cilëve kanë peshën e 10 përqind të totalit në këtë garë.