Paralajmërimi i Haxhinastos: Asnjë rrugë pa standarte nuk e marrim në dorëzim
Asnjë rrugë nuk do të merret në dorëzim si e përfunduar nëse nuk do jetë e pajisur me sisnjalitikë të rregullt ndriçimi dhe sigurie.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i ka dërguar këtë paralajmërim të qartë kompanive që po ndërtojnë rrugët e Shqipërisë. Haxhinasto: Sot është momenti për të bërë gjithashtu një tërheqje vëmendje dhe thirrje publike dhe për kompanitë e tjera që janë në proçesin e realizimit të projekteve rrugore. Duhet ti përfundojnë ato me cilësi dhe standartet e duhura, duke përfshirë të gjithë elementët dhe sigurisht Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk do ta quajë të përfunduar veprën nëqoftëse nuk është e pajisur me të gjithë këto elementë me standartin e duhur.Ndërsa për qytetarët, Ministri kishte një apel. Haxhinasto: Sot është momenti për të bërë dhe një thirrje publike për ata qytetarë të pandërgjegjshëm që ndërhyjnë, përvetësojnë pronën publike, marrin kabllin, marrin elemëntë të tjerë të ndriçimit apo sinjalistikës. Është koha që Shqipëria të ketë nivelin më të lartë të standarteve për rrugët, sinjalistikën, për ndriçimin e tyre.Haxhinasto i bëri deklaratat gjatë inaugurimit të sistemit të ndriçimit në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi i Tegut, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.