"Shullazi", Tahiri : S'kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri hedh poshtë akuzat për një përplasje të mundshme midis organit të akuzës dhe policisë së shtetit lidhur me arrestimin dhe hetmin e Emiljano Shullazit. Ky i fundit  akuzohet për gjobvënie , krijim te grupeve kriminale dhe kanosje per jeten. Ministri i Brendshem konfirmoi vendosmërine e tij dhe të policisë së shtetit për ta trajtuar çdo qytetar të barabartë përpara ligjit. 

Saimir Tahiri:“ Unë nuk di që të ketë një përplasje të policisë me prokurorinë dhe as anasjelltas. Bashkëpunimi institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë, bashkëpunimi im me Prokurorin e Përgjithshëm, bashkëpunimi i drejtuesve të policisë me drejtuesit e Prokurorisë është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin. Ajo që mund t’ju garantoj është që as Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin për policinë e shtetit. Policia e Shtetit ju garantoj, ka bërë detyrën një më një me rigorozitet dhe pa privilegjuar askënd”. 

 Lidhur me akuzat e opozitës për një lidhje mes tij Emiljano Shullazit Tahiri e përgënjeshtroi në këtë mënyrë. 

Saimir Tahiri:“Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuzat e SHQUP pavarësisht se mendoj se edhe ata duhet të gjëndjen në punë. I ftoj të merren me policinë, ne nder na bën na nxit të bëjmë detyrën sic e kemi bërë,  Edhe kur policia ishte e angazhuar në nëj aksion madhor siç ishte lufta kundër drogës në Lazarat SHQUP kishte tjetër axhendë. Ne jemi shumë të angazhuar.Nuk kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it.  Të jeni të sigurtë nëse do të ishit ju ministër i Brendshëm do lidhet dhe emri juaj. Keni dëgjuar të merret SHQUP me Xhelalan. SHQUP mendon se populli përtyp atë që përtypin ata. Unë nuk kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it 

Ministri Tahiri dha shpegjime edhe për akzuat e opozitës sipas të cilave me ndërhyrjen e deputetit socialist Pjerin Ndreu është liruar pas arrestimit vëllai i kryetarit të bashkisë së Fush Arrëzit.

 Saimir Tahiri:“Policia bëri detyrën pavarësisht se personi ndaj të cilit adresohej mesazhi ishte vëllai i një kryetari bashkie që rasti e donte të ishte përmendur në mesazh në shqetësimin e një zonje. Policia bëri detyrën, verifikimin, shoqëroi personin në fjalë dhe e la të lirë pasi u vërtetua që nuk ishte i vërtetë”. Deklaratat e tij ministri i Brendshëm i bëri nga ambientet e rikonstruktuara të komisariatit numër 5 në Kamëz.