Vdes turistja në Valbonë, australiania ra aksidentalisht në humnerë nga 80 m lartësi

Një turistë australiane ka humbur jetën në Qafën e Valbonës në Tropojë, pasi ka rënë aksidentalisht në humnerë.Turistja 56-vjeçare me iniciale A.V shoqërohej nga bashkëshorti i saj në momentin e aksidentit.Ndonëse personat e pranishëm janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë, rënia nga lartësia 80 metra në humnerë ka rezultuar fatale për jetën e 56 vjeçares.Zona e Valbonës është ndër më të frekuentuarat nga turistët vendas e të huaj.