Rregullat e reja, Gjiknuri: Të krijohen stacionet e shitjes së bombolave të gazit
Tregtarët e shitjes së gazit tashmë detyrohen me ligj të ngrenë pika të veçanta të cilat do të shërbejnë për tregtimin e bombolave të gazit.Në një takim me grupet e interesit ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se kjo fazë është shumë e rëndësishme për të shmangur aksidentet të cilat kanë qenë të shpeshta kohët e fundit.Nëse këto kërkesa nuk do të zbatohen shoqëritë e tregtimit të gazit do të përballen me masa ndëshkimoreGjiknuri: Stacionet e shitjes së bombolave duhet të ngrihen. Të gjitha kompanitë sh.a, qoftë ato që kanë stacione karburanti të ngrenë pikat për tregtimin e bombolave. Do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë tregtimin e bombolave të gazit në mënyrë të rregullt.Ministri Gjiknuri paralajmëroi shoqëritë e tregtimit të gazit se do të mbajnë përgjegjësi qe nga shitja ne piken e tregtimit dhe deri ne instalimin ne familje apo biznes.Gjiknuri: Përgjegjësia kryesore bie mbi kompanitë tuaja sh.a, që keni përgjegjësinë për ta ndjekur deri në fund sigurinë e bombolës. Ato bombola që mbushni deri tek shitja e konsumatorëve do të jetë nën mbikëqyrjen tuaja. Nuk do të lejohet më në asnjë mënyrë, pasi mundësitë janë tashmë. Është bërë e mundur që tregtimi të bëhet edhe afër pikave të karburantit por jo më mbushja në ato pika.Kohët e fundit në Shqipëri janë shënuar një sërë aksidentesh për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit ku ngjarjet me te renda kane qene ne zonën e Don Boskos në Tiranë ne veren e vitit te kaluar dhe ne fshatin Beragozhde të Pogradecit në shkurt të 2016.