Rama takoi në Kryesi Metën, një ditë para seancës parlamentare

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i kuvendit Ilir Meta janë takuar sërish këtë të mërkurë për të zhvilluar takimin e përjavshëm për koordinimin e veprimeve si dy aleatët kryesorë në qeverisje.Kreu i qeverisë ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit në orën 10:00. Takimi u zhvillua  një ditë para seancës parlamentare dhe një ditë pasi Tiranën e vizitoi në mënyrë të befasishme  reporteri për Shqipërinë Knut Fleckentesin.Eurokomisioneri zhvilloi takime me kreun e  Kuvendit, kreun demokrat dhe përfaqësues të shumicës ku është diskutuar për hapat e hedhur mbi reformën në drejtësi.