Elizabeta nesër 90 vjeç, ja sekreti i jetëgjatësisë së Mbretëreshës
Mbretëresha Elizabet mbush nesër 90 vjeç, duke u bërë kështu edhe monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe. Ajo ka vendosur të festojë ditën e lindjes në Windsor, ku do të presë urimet nga publiku. Elizabeta mori fronin në moshën 25 vjeçare dhe që prej atëherë ka kaluar sfida të mëdha. Pavarësisht moshës ajo gëzon shëndet të mirë dhe për këtë ka një sekret, punon dhe shijon çdo ditë.Mbretëresha Elizabeta e dytë, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, mbush nesër më 21 prill 90 vjeç.Ajo ka vendosur të festojë ditën e lindjes në Windsor, ku do të presë urimet nga publiku.Ajo u ngjit në fron në moshën 25 vjeçare në vendin e lodhur dhe të rraskapitur nga Lufta e Dytë Botërore. Pavarësisht moshës, Elizabet gëzon shëndet të mirë.“Mbretëresha ka energji fenomenale dhe mendoj se eshtë ende në formë shumë të mire”, thotë Ingrid Seward, autore e fjalimeve të Mbretëreshës dhe kryeredaktore e revistës mbretërore.Në dymbëdhjetë muajt e fundit, Mbretëresha Elizabet ka qenë në Francë për 70-vjetorin e të ashtuquajturës "D-Day",dita kur forcat aleate pushtuan Europën Perwndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore.Gjithashtu ajo ka qenë në Gjermani në një vizitë zyrtare dhe në Maltë.Në fund të vitit të kaluar Mbretëresha ka pritur kryeministrin kinez Xi Jingping dhe atë indian në Buckingham Palace.Më 6 shkurt të vitit 1952, kur Elizabeta erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të saj dhe divorcit të vëllait, Lufta e Koresë ishte e ndezur dhe Joseph Stalin ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik.Që kur ka marrë detyrën, ajo ka bashkëpunuar me 12 Kryeministra, duke filluar me Winston Churchill dhe ka pritur 12 Presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Harry Truman deri tek Barack Obama.Sekreti i jetëgjatësisë së saj, jeton, shijon dhe punon çdo ditë.