Shqiptarët të parët në Holandë, administratorët japin dokumenta fallco për azil

Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Holandë në kerkesat për azil, 800 vetëm përgjatë këtij viti, një situatë alarmante që sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme.Përfaqësuesit e kësaj Ministrie thanë se kanë marrë të gjitha masat për të informuar shqiptarët se nuk mund të përfitojnë punë dhe azil atje, por pranuan gjithashtu edhe mangësitë në stafin e Ambasadës shqiptare në Holandë. Ndërkohë një informacion i ri shqetësues erdhi nga zv/Ministri i Brendshëm se administratorët lëshojnë dokumenta false për azil.Komisioni i Jashtëm është mbërthyer nga debate të forta për azilkërkuesit në Holandë, ku zëri më kritik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, ishte kryetarja e Komisionit, Arta Dade.Shqiptarët, zënë vendin e parë në Holandë në kërkesat për azil, duke ia kaluar edhe sirianëve, duke mbajtur shifrën e 800 kërkesave vetëm në këtë vit, një situatë tejet shqetësuese, që sipas Dades kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme.Arta Dade: Shqiptarët janë kategoria e parë e azilkërkuesve dhe nëse vjen këtu dhe më thua mua nuk është kështu, madje ju nuk jeni as në dijeni me konstatimin e ambasadores tuaj aty.Halil Hyseni, zv/ministër i Jashtëm:  Vetëm 4 shqiptarë kanë pasur arsye të forta. Fakti që personave të tjerë u është refuzuar aplikimi do të thotë se këta persona nuk janë azilkërkues.Fluksi i azilkërkuesve duket se nuk po frenohet edhe për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të pushtetit vendor, që kanë  firmosur dokumenta false për qytetarët që duan të ikin drejt HolandësKy fluks azilkërkuesish sipas deputetes Jozefina Topalli është një paralajmërim i qartë se Shqipëria po shkon drejt rrokullisjes.Topalli: Shqipëria nuk është një vend për tu braktisur , Shqipëria nuk është një vend për të humbur, ne nuk kemi teper asnjë shqipta, por sigurisht arsye eshte te qeveria qe eshte e kompromentuar me krimin. Ka vetem nje zgjidhje qe opozita te dale ne protesta.Ajo zgjodhi të fliste jashtë dyerve të Komisonit, për t’i përcjellë edhe mediatikisht kryetarit Lulzim Basha kërkesën që e ka bërë ne mbledhjet me dyer të mbyllura të grupit, për të dalë në protesta/Oranews.tv/