Obama në Arabinë Saudite, në qendër të vizitës çështja e Iranit

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku do të takohet me krerët më të lartë të gjirit në Rihad.Vizita e Obamës në Arabinë Saudite vjen një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij të Gjirit Arab janë disi të trazuara për çështjen e Iranit, ku vendet e gjirit i tremben sigurisë së tyre pas marrëveshjes bërthamore të arritur mes SHBA dhe Teheranit.Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të takohet me Mbretin e Arabisë Saudite Selman dhe më pas do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, i planifikuar për të enjten.Të martën, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter u takua me homologun e tij saudit Sheikun Mohammed bin Salman, i cili është edhe djali i Mbretit.Qasja mbi çështjen e Iranit dhe sesi duhet zgjidhur ajo kanë mbajtur jo të qëndrueshme për dekada me radhë marëdheniet mes Uashingtonit dhe Monarkisë pro-Perëndimit.