Raporti për lirinë e shtypit: Media nën kontrollin e shtetit, AMA e politizuar
Liria e medias në vendin tonë mbetet një çështje për tu përmirësuar dhe duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Në këtë përfudnim ka arritur Organizata Reporterët pa Kufij, e cila në raportin e 2016 e ka radhitur Shqipërinë në vendin 82, e njëjta radhitje si në 2015. Në raport thuhet se autoriteti rregullator, AMA, është i politizuar dhe shteti ka ende qasje në media."Mund të bëjë më shumë". Është ky konkluzioni i raportit vjetor të Komisonit Europian për vendin tonë në lidhje me lirinë e shtypit.Në raportin e Organizatës Raporterët pa Kufij thuhet se Shqipëria duhet të implementojë një legjislacion që garanton lirinë e shprehjes.Ekspertët europianë nënvizojnë në raport se shpifja është e dënueshme me gjobë dhe jo me burg që prej vitit 2012. “Pavarësisht ligjeve të miratuara në vitin 1999 dhe 2014 mbi lirinë e informimit, kontrolli i shtetit në media vijon dhe autoriti rregullator AMA, është i politizuar”, thuhet në raport.Nga 180 vende, Shqipëria është radhitur në vendin e 82 për 2016, duke mos bërë asnjë progres që nga 2015, ku ishim të pozicionuar në të njëjtin vend.Ashtu si vitin e shkuar Finlanda radhitet në vendin e parë për lirinë e shtypit, në vendin e dytë Zvicra, në të tretin Norvegjia dhe në të katërtin Danimarka.Gjithësesi indeksi botëror i lirisë së shtypit vëren një rënie të thellë dhe shqetësuese në lidhje me lirinë e mediave në nivele rajonale dhe globale.Sërish ashtu si në 2015, vendet më shqetësuese janë Turqia dhe Egjipti, në të cilat shteti ka kontroll të rreptë mbi mediat.