Testet e naftës, "Mitsubishi" pranon falsifikimin e të dhënave, kërkon falje
“Mitsubishi” ka pranuar se ka falsifikuar të dhënat e testeve që masin konsumin e naftës, duke kërkuar ndjesë publike. Në skandal janë përfshirë 600 automjete, përfshirë edhe markën “Nissan”. Menjëherë pas lajmit shitjet e kësaj korporate kanë pësuar rënie prej 15 %, duke shkaktuar një humbje prej 1.2 miliard dollarë.Kompania e prodhimit të automjeteve “Mitsubishi” ka pranuar se ka falsifikuar të dhënat e testeve që masin konsumin e naftës në mbi 600 mijë automjete, duke mos respektuar ligjet e shtetit japonez.Drejtuesit e kësaj kompanie me në krye presidentin Tetsuro Aikawa kërkuan ndjesë, duke u përulur përpara një konference për shtyp në Tokio.Presidenti konfirmoi se shkeljet i janë raportuar tashmë Ministrisë së Transporteve në Japoni.Menjëhwrë pas lajmit, shitjet e kësaj korporate kanë pësuar rënie prej 15 %, duke shkaktuar një humbje prej 1.2 miliard dollarësh, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar kjo kompani ka shitur mbi 1 milion automjete.Të dhënat e tjetërsuara përfshijnë 157 mijë automjete të markës “Mistubishi” dhe 486 mijë të markës “Nissan”, kompani kjo e cila kontrollohet pikërisht nga “Mitsubishi”.Parregullësitë u zbuluan kur specialistët e kompanisë “Nissan” dalluan mospërputhje të të dhënave, e më pas “Mitsubishi” kreu një hetim të brëndshëm ku u kuptua tjetërsimi.Për momentin kompania ka bllokuar prodhimin e automjeteve deri kur hetimi të kryhet i plotë.Kjo është herë e parë që një kompani japoneze ka shfaqur pa rregullësi në testime, teksa vitin e shkuar u zbulua se kompania gjermane Wolksvagen kishte falsikifikuar testet në lidhje me tubat e shkarkimit.