Avokati tregon takimin e Shullazit me Jani Zakën dhe historinë e 200 mijë eurove
Avokati i Emiljano Shullazit deklaron: Asnjë person nuk është ankuar për gjobëvënie nga Emiljano Shullazi. Në një prononcim për median pas seancës për vlerësimin e masës së sigurisë ku Shullazi i la në arrest me burg avokati mbrojtës, zoti Qafa tha se e priste masën e arrestit me burg për shkak të trysnisë mediatike dhe politike në këtë cështje
Avokati:Emiljano Shullazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë, deklarohet i pafajshëm dhe nuk pranon akuzat. Edhe dy të tjerët.Ka një deklarim të shtetasit Jani Zaka por që nuk thotë se është kanosur nga Emiljano Shullazi.Ka patur vetëm nëj takim me të, është administruar në dosje, ku ai thotë që kam pirë kafe që të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me ndërtuesin me Fatmir Sinani pasi ky i fundit pretendon që i është marrë nëpërmjet një loje bixhozi pirate një shumë e humbur 200 mijë euro dhe e ka konvertuar me garazh. Ka vetëm një takim dhe jo dy takime mes Jani Zakës dhe Emiljano Shullazit. I ka kërkuar vetëm zgjidheni dhe kaq dhe nuk ka pasur takim të dytë. Deklarimi i Jani Zakës i administruar si nga prokurorët si nga gjykata nuk thitë se është kanosur apo ushtruar dhunë psikologjike nga Emiljano Shullazi. Veprat për të cilat akuzohen janë të rënda por nuk shoqërohen me asnjë provë. Po kështu nuk ka asnjë person që të jetë ankuar për gjobëvënie Sa i takon biznesmenëve të tjerë, avokati tha se nuk ka asnjë kallëzim apo ankim. Lidhur me ish-hotel Vollgën , avokati Qafa tha se personi që ka bërë kallëzimin e ka konfliktin me shtetasin që zotëron kompaninë, jo direkt me Emiljano Shullazin, për procedurën që është përfituar prona nga kjo kompani e huaj.
Prononcimi i plote Qafa: Gjykata dha burg pa afat për të tre personat. Pretendimet janë ato që janë te kërkesa për caktimin e masës nga ana e prokurorëve. Të pandehurit kanë qenë dakord me fjalën e mbrojtjes, nuk i pranojnë akuzat. Nuk kanë prova që të mbështesin një dyshim të arsyeshëm.Emiljano Shullazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë, deklarohet i pafajshëm dhe nuk pranon akuzat. Edhe dy të tjerët.Ka një deklarim të shtetasit Jani Zaka por që nuk thotë se është kanosur nga Emiljano Shullazi.Ka patur vetëm një takim me të, është administruar në dosje, ku ai thotë që kam pirë kafe që të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me ndërtuesin me Fatmir Sinanaj pasi ky i fundit pretendon që i është marrë nëpërmjet një loje bixhozi pirate një shumë e humbur 200 mijë euro dhe e ka konvertuar me garazh. Ka vetëm një takim dhe jo dy takime mes Jani Zakës dhe Emiljano Shullazit. I ka kërkuar vetëm zgjidheni dhe kaq dhe nuk ka pasur takim të dytë.
Deklarimi i Jani Zakës i administruar si nga prokurorët si nga gjykata nuk thotë se është kanosur apo ushtruar dhunë psikologjike nga Emiljano Shullazi. Për rastet e tjera nuk ka asnjë shtetas që të jetë ankuar. Në mëngjes në media pamë dhe që Kastrati Group ka nxjerrë një deklaratë që e mohon dhe dy personat e tjerë biznesmenë në Durrës nuk ka asnjë rresht në dosje që të ketë pretendim, jo kallzim nuk ka, por as ankim që të jenë kanosur. Nuk ka biznesmenë në dosje. Në çfarë pozicioni i ka kërkuar Shullazi shtetasit Zaka të zgjidhë mosmarrëveshjen?Qafa: Ka pas njohje me ndonjërin nga djemtë e Fatmir Sinanaj, nuk e di këtë pjesë. Keni koment për sekuestrimin e pronës së klientit tuaj?
Qafa: Është e drejta e Prokurorisë të bëjë hetime, ne jemi të hapur për hetime. Prona nuk është marrë në mënyrë të paligjshme nga Emiljano Shullazi, e ka konfliktin personi që ka bërë kallëzimin me atë shtetasin që zotëron kompaninë, jo direkt me Emiljano Shullazin, për procedurën që është përfituar prona nga kjo kompani e huaj nëpërmjet një procesi gjyqësor civil.Ka pasur dhe një ndryshim gjatë seancës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shtetasin Blerim Shullazi, akuzohet për 12 bimë që dyshohet kanabis dhe 150 copë fishekë. Si e cilësoni vendimin?
Qafa: Me gjithë këtë trysni politike dhe mediatike që ka pasur këto kohët e fundit e prisnim një vendim të tillë.Veprat që u janë atribuar atyre janë vepra të rënda por që nuk shoqërohen nga asnjë provë. Sidomos për gjobëvëniet, nuk ka asnjë emër të asnjë personi që të jetë ankuar.Nuk u është gjetur asnjërit prej tyre armë dhe as lëndë narkotike.Nuk ka asnjë provë që ta lidhë me atë qerpenin që ka shpërthyer as Emiljano Shullazin dhe as Gilmando Danin.