“Morina 2016” çon në pranga 2 persona, sekuestrohen 16 kg kanabis dhe 130 fidanë

Dy persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tropojës për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.Finalizimi i operacionit policor antidrogë i koduar “Morina 2016” çoi në arrestimin në flagrancë të:1-Saimir Brahaj,  31 vjeç , banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë.2-Gentian Berisha, 31 vjeç, banues në fshatin  Viçidol, Tropojë.Gjithashtu  u shpallën në kërkim:1-A.B, 54 vjeç, banues në Fshatin Kërnajë.2-A.B, 29 vjeç, banues në Kërnajë, për vepat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”,”Prodhim dhe mbajtje të armëve të ftohta”.Sipas bluve gjatë kontrollit  të ushtruar  në banesën  e Saimir Brahaj, u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë dhe një qese plastike me peshë totale 16 kg lëndë narkotike e dyshuar  kanabis si dhe një armë e ftohtë thikë .Ndërsa arrestimi i shtetasit Gentian Berisha, u bë pasi në oborrin e banesës iu gjetën dhe i’u sekuestruan 130 bimë narkotike e llojit kanabis të mbjella në gota plastike dhe vazo lulesh si dhe një armë zjarri.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë.1 2 3 4 5