Njihuni me sozinë e Angelina Jolie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2016, 10:29
A keni dhe ju një kopje si Angelina Jolie? Të kesh një kopje tënden mund të duket interesante deri diku. Kjo bukuroshe është 21- vjeçarja Mara Teigen, sozia e aktores së famshme të Hollivudit, Angelina Jolie.Fotografitë e Teigen kanë bërë bujë të madhe nëpër rrjetët sociale dukë shkaktuar shumë polemika, pasi ngjashmëria e tyre është e frikshme.Vajza është një nga mikeshat e familjes Kardashian dhe është shfaqur së fundmi si imazh i buzëkuqit të ri të Kylie Jenner, por nuk ishte kjo arsyeja që ajo u bë e njohur. Fama e saj erdhi për shkak të ngjashmërisë së madhe me aktoren.





