Kushtetuesja shqyrton mandatin, deputeti Kokëdhima: Besimplotë te drejtësia
Gjykata Kushtetuese, ka marrë në shqyrtim vlefshmërinë e mandatit te deputetit Socialist Koço Kokëdhima, i cili akuzohet se ka shkelur kushtetutën. Demokratet e kanë paditur Kokdhimën, me argumentin se ai edhe pse gezonte mandatin si i zgjedhur i popullit, në kundershtim me kushtetuten dhe ligjin e konfliktit të interest, nëpërmjet kompanive të tij, përfituar fonde publike.Bardhi: Pranohet haptazi që deputeti Kokëdhima ka zotëruar aksione gjatë periudhës gusht 2013 -shkurt 2014 pavarësisht se ka qenë i mandatuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.Avokati i Kokëdhimës, para trupes gjykuese, hodhi poshtë pretendimet e Partisë Demokratike, ndërsa tha se nga momenti kur ai ka marrë zyrtarisht mandatin, kompanitë ku ai gëzon aksione nuk kanë përfituar fonde publike dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë tender publik.Avokati: Nuk ka asnjë kontratë të lidhur në momentin që deputeti ka marrë mandatin. Kontratat janë lidhur kur deputeti ka qenë si të gjithë qytetaret e tjerë.Ne senace ishte i pranishëm dhe vëtë deputeti socialist Koço Kokëdhima, ku teksa tha se nga momenti që gëzon mandatin e deputetit, në menyrë vullnetare ka marre çdo mase për të shmangur shkeljen e kushtetutes. Kërkesën e demokratëve e cilësoi sulm politik.Kokëdhima: Kam ardhur në gjykatë me besimin e plote tek drejtësia. Jam në dispozicion të çdo kërkese. Shoqëritë e mia s'kanë marrë pjesë në tendera që kur u bëra deputet. Kam kërkuar të qartësohem për çdo moment të konfliktit të interesit. I jam drejtuar ILDKP e Kuvendit për t’i marrë opinion. Cënimi i mandatit pa asnjë shkak, cënon të drejtat e mia.Duke e zgjidhur drejt rastin tim do të marrin fund këto çështje politike.Ne sencën kushtetuese, deputeti Kokëdhima u mbështet dhe nga kolegët e tij socialistë të cilët ishin prezent gjatë shqyrtimit të argumentave. Por kjo pjesëmarrje nga demokratet u cilesua si presion që kryeministri Edi Rama, po i ushtron gjykatës.Ristani: E kam të vështirë të besoj që qeveriatarët e sotëm nuk do të dërgojnë Shullazët për të bërë presin dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ashtu si sic po bejne ndaj rektoreve, sic kanë bërë për garat e tyre brenda ne parti. Trupa gjykuese kushtetuese pas shqyrtimit në hollesise të argumenatve dhe fakteve, do te njoftojë elektronikisht vendimin mbi vlefshmërinë e mandatit të e deputetit Koco Kokëdhima.