Gara më e fortë në Tiranë, Dibra: Transparencë për votën, Koni: Nuk ndjehem i kërcenuar

Pedagogët dhe studentët iu drejtuan qëndrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e lartë të universiteteve. Në garë janë 14 rektorë, 55 dekanë dhe rreth 155 shefa departamenti. Kandidatët për rektor në Universitetin e Tiranës votuan përkatësisht Znj Dibra në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Z. Koni në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kandidatët bën thirrje për pjesëmarrje masive në votime dhe leximin e votës në mënyrë transparente. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e studentëve dhe akademikëve votuan, të rinjtë e lëvizjes për Universitetin, kundërshtarë të ligjit te arsimit të lartë, protestuan.Studentët dhe akademikët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve; rektorë dekanë dhe shefat e departamentit.Pasi votoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, kandidatja për rektore Znj.Klodeta Dibra i bëri thirrje stafit dhe studentëve të marrin pjesë masivisht në votime ndërsa kërkoi respektimin e modelit të institucionet të arsimit të lartë që zgjedhjet të jenë një shembull për vendin.Klodeta Dibra: "Jemi shumë të qetë. Ta lexojnë votën ashtu si është, nuk besoj se do të krijohen probleme. Gjithsesi vëzhguesit i kemi në të gjitha Fakultetet. Votimet kanë nisur në kohën e duhur, të paktën nga njoftimet që kam nga Fakultete të ndryshme.Shpresoj shumë që të kemi sa më shumë pjesmarrje sepse je më i nderuar apo më e nderuar nëqoftëse do të kesh votëbesimin e të gjithë kolegëve dhe stafit të studentëve".Kandidati tjetër për rektor Mynyr Koni votoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në daljen e parë publike pas incidentit, Koni tha për Ora News se po ndjek me qetësi dhe normalitet procesin dhe se nuk ndihet i kërcënuar.Mynyr Koni: “Absolutisht nuk ndihem i kërcënuar sepse unë kam kaluar disa përgjegjësi në jetën time. Jam munduar në çdo moment t’u përballem këtyre situatave duke vënë mbi të gjitha institucionin dhe përgjegjësitë që marr përsipër. Sot po e ndjek me shumë qetësi dhe jam shumë i gëzuar në këtë ditë të bukur siç na e ka falur dhe Zoti sot”.Për rektorin në detyrë Dhori Kule, fituesi duhet të punojë për vijëmësinë e projekteve të pafinalizuara.Dhori Kule: “Do të vazhdojmë bashkë me të gjithë ekipin tjetër që do të dalë nga këto zgjedhje për të përforcuar Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë dhe të gjithë fakultetet e tij në mënyrë që arsimi i lartë të kryejë atë detyrë dhe atë mision që ka ndaj shoqërisë”.Ligji i arsimit të lartë kufizon kuotën e të drejtës së votës për studentë në 10%, nga 20% me ligjin e mëparshëm.Student: "Sapo votova. Modeli që duhet të ndiqet është filozofia e dijes, larg burokracisë, larg strukturave të ngurta drejtuese që vënë në qëndër studentin dhe nevojat e tij".E ndërsa akademikët dhe të studentët votonin Lëvizja për Universitetitn bojkotoi zgjedhjet duke protestuar.Studente: “Ne kemi bojkotuar dhe kemi bërë thirrje për bojkotim sepse këto zgjedhje janë thjesht një farsë”.Zyrarisht procesi i votimi mbyllet në orën 16.00 të së mërkurës dhe komisionet e fakulteteve dhe ai institucional i zgjedhjeve numrimit do të nis numërimin dhe certifikimin e rezultatit.[caption id="attachment_727211" align="alignnone" width="640"]7 Kandidati për Rektor në UT, Mynyr Koni, pas votimit[/caption][caption id="attachment_727212" align="alignnone" width="640"]5 Kandidati për Rektor në UT, Mynyr Koni, pas votimit[/caption]