Zbulohet sasi e madhe predhash, ishin fshehur në nëntokën e “Nënë Terezës”
Janë të paktën 40 predha luftarake të cilët ndodhen prej disa ditësh në këtë gropë në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.Ata janë zbuluar nga banorë të zonës prej disa ditësh, teksa po hapnin një gropë për marrjen e dheut.Banorët nuk e kanë denoncuar rastin në polici edhe pse 40 predhat e gjetura prej disa ditësh mund t'u rrezikojnë jetën pasi janë të pashpërthyera dhe teje të amortizuara.Burime në policinë e Lezhës, thonë se predhat mund të jenë marrë nga bazat ushtarake gjatë trazirave të vitit 1997.Ka qenë media që ka denoncuar rastin në polici, duke vënë në lëvizje menjëherë këta të fundit.Ekspertët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin ku janë gjetur predhat dhe bëhet e ditur se në një kohë shumë të shpejtë do të bëhet edhe largimi i tyre.Në zonën përreth është vendosur dhe një perimeter sigurie, duke mos lejuar asnjë banor që të afrohet, pasi ka rrezik shpërthimi.
