Rama: Kërcënimi i Konit i papranueshëm, qeveria s’mbështet asnjë kandidat

Kryeministri Rama ka mbajtur për herë të parë një qëndrim të qartë ndaj kërcënimit të kandidatit për Rektor Mynyr Koni që nga dita e shtunë kur kjo u bë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha. Shefi i Qeverisë e quajti histori të trishtueshme dhe të papranueshme kërcënimin e  Z.Koni, por garantoi pedagogët në garë dhe studentët se askush nuk do të cënoje lirinë dhe autonominë akademike. Gjithashtu, shefi i qeverisë tha se Partia Socialiste dhe LSI nuk mbështet asnjë kandidat në garën e Universiteteve, duke e lënë atë në liri të plotë dhe jashtë ndikimit politik. Për herë parë Kryeministri Edi Rama, ka pranuar publikisht kërcënimin e kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Duke e cilësuar si një ngjarje të trishtueshme dhe të papranueshme, kryeministri Rama tha se nuk do të lejoj askënd të cënoj lirinë dhe autonominë akademike.Rama: Ajo që ndodhi para tre ditësh nuk dëshmon cënimin e Universitetit por dëshmon vullnetin e plotë të Qeverisë sonë për të mos lejuar askënd dhe për asnjë arsye të cënojë Universitetin.Kjo është e vërteta e thjeshtë e një historie shumë të trishtueshme, terësisht të papranueshme, por që askush nuk mund ta marrë dhe ta përdorë duke përdorur Universitetin për të bërë hesapet dhe nxjerrë përfitimet e veta. Kështu që unë ju siguroj se në çdo rast ne do jemi në krah të Universitetit, të të zgjedhurve, pedagogëve, pa dallim brenda kufijve të kësaj bote.Një ditë përpara zgjedhjeve në insititucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama ka zgjedhur një nga Universitetet ku inaguroi ambjente shtesë, për të mbajtur një qëndrim të qartë se dhe Partia Socialiste dhe partia e dytë në koalicion LSI nuk ka drejtuar gishtin për të influencuar votën mbi asnjë kandidat.Rama: Si asnjëherë më parë qeveria dhe partia më e madhe e koalicionit nuk ka ndërhyrë në asnjë moment dhe nuk kanë venë gishtin për të orientuar votën mbi një kandidat dhe jo një tjetër. Dua ta konfirmoj këtë. Nuk ka kandidat të PS.Janë kandidatë të Universitetit, Fakultetit, që përfaqësojnë një karrierë, meritën e tyre.Të gjithë janë të barabartë. U takon atyre që zgjedhin të bëjnë zgjedhjen e tyre duke pasur parasysh që nuk po zgjedhin një parti, deputet, kryetar bashkie, por personin dhe personat që do të çojnë përpara reformën dhe do ta  zbatojnë në praktikë.Me tone të ashpra për ngjarjen e ndodhur të shtunën, ka folur dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duke thënë se do do të vendoset para ligjit kush guxon të cënojë autoritetin e arsimit të lartë. Lindita Nikolla: Kush guxoi të cënonte autoritet e arsimit të lartë po përgjigjen para drejtësisë, por ajo që është e rëndësishme për të gjithë ne është që të jemi edhe më të bashkuar”. E në fund të fjalimit, Kryeministri Rama nuk ka preferuar të presë shirtin e inagurimit pavarësisht se investimi në infrastuturën e Universitetit Politeknik është i qeverisë.Edi Rama: “Unë shirita nuk pres. Më e udhës do ishte që një studente apo një student të vijnë ta presin shiritin”.Rama: Në Universitete nuk ka tanët dhe të atyrePër Ramën, ku flitet për botën akademike, nuk ka ndarje tanët dhe të atyre.Rama: “Automia është liri dhe përgjegjësi, fillon nga zgjedhjet. Është liria dhe përgjegjësia e atyre që zgjedhin. Për sa na takon do bashkëpunojmë ngushtë me çdo të zgjedhur nga Universiteti.Për ne kur kalon caku i botës universitare nuk ka tanët dhe të atyre.Kjo nuk është parullë dhe nuk po bëj fushatë”.Deklaratat u bënë në përurimin e rrugës së ristrukturuar pranë Korpusit, ku Rama nuk la pa akuzuar kundërshtarët për mungesë investimesh dhe cilësie në arsim.Rama: Për vite të tëra u bë pak, edhe kur u bë shumë u bë për lumë. Ju siguroj se edhe këto dy krahë që na pengojnë të shijojmë deri në fund atë çka është ndërtuar e re shumë shpejt do ti bashkohen dy pjesëve të tjera dhe gjithë Koprusi do jetë me hijeshinë dhe dinjitetin që meriton Universiteti Politikenik.Sot në vazhdën e kësaj reforme autonomia është e garantuar dhe më e gjërë. Të jesh autonom do të thotë të kesh dhe më shumë përgjegjësi, Qeveria do financojë atë që duket nga Jashtë, ndërsa Rektori me autonominë e tij do financojë atë që duket nga brenda. Studentët të më mallkojnë vetëm për atë që duket nga jashtë.Kemi bërë një reformë që ka pasur dhe kontestatorët e vet, siç është e natyrshme. Reforma është aq e thellë sa ka pasur shumë më pak kontestatorë seç mund të kishte. Por ka pasur vetëdije se në Unversitet nuk vihet për të kaluar por për të mësuar, jo për të marrë një dokument që nuk je por për tu bërë ai që duhet të jesh. Reforma ka dy shtylla: Konkurenca dhe merita.Konkurenca e hapur dhe e barabartë për të gjithë dhe merita sipas aftësive të secilit. Në mënyrë që Universiteti të mos jetë një rifuxho për të rinjtë që nuk iu ofrua asnjë aletrnativë tjetër. Sot jemi në kushte të tjera dhe pse gjërat kërkojnë kohë për të ndryshuar. Sot është krijuar mundësia që për shumë kënd të ketë zgjedhje alternative, arsimi profesional. Dhe Universiteti të jetë zgjedhja e atyre që janë të gatshëm të përballojnë konkurencën dhe ti shkojnë deri në fud.