Popullohet bregdeti në Shëngjin, turistët nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2016, 15:43
Edhe pse jemi në gjysmën e muajit prill vizitoret kanë nisur që të shtohen ndjeshëm në bregdetin e Shëngjinit, ku Fundjava në këtë zonë turistike vlerësohet si një zgjedhje e mire, jo vetëm nga vendasit, por edhe shqiptarët e Kosovës.Pastrimi i shpejtë i bregdetit, ka përmbushur pritshmërinë e vizitorëve të cilët vlerësojnë maksimalisht masat e marra nga Njesia Administrative.Qytetarë nga Kosova: Mirë është! Më pëlqen Shëngjini. Tani është më mirë.Koha është e mirë. Ka qetësi! Ndryshe nga vitet e kaluara Bashkia e Lezhës ka nisur t’ju japë prioritet zonave turistike, duke mundësuar shërbime shumë më herët se hapja zyrtare e sezonit./Ora News/