Vijojnë operacionet e shpëtimit pas dy tërmeteve që tronditën Japoninë

Mbi 20 të vdekur dhe qindra të plagosur. Është ky bilanci i dy tërmeteve të njëpasnjëshëm që goditën Japoninë gjatë dy ditëve të fundit.Tërmeti i dytë ishte edhe më i fuqishmi me magnitudë 7.3 ballë.Autoritetet kanë marrë menjëherë masat e nevojshme, teksa në zonat e prekura nga lëkundjet sizmike janë vendosur afro 20.000 trupa të cilat po zhvillojnë operacione kërkim-shpëtimi.Zyrtarët shprehen se bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej, pasi shumë persona dyshohet të kenë mbetur të bllokuar në rrënojat e banesave të tyre.Dëme të konsiderueshme ka patur edhe mbi bazën matëriale, teksa mbi 200.000 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithashtu, tërmeti krijoi të çara në disa rrugë kryesore si dhe rrëshqitje dheu.Kryeministri i vendit mbajti një konferencë për mediat, ku deklaroi se kishte urdhëruar më shumë trupa që të vendoseshin në dispozicion të qytetarëve.Aktualisht mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë, duke u strehuar në qëndra komunitare.Disa prej tyre e kanë kaluar mbrëmjen jashtë nga frika se një tërmet tjetër mund të godiste sërish Japoninë. Fillimisht ekspertët paralajmëruan se tërmeti mund të shkaktonte një Tsunami por fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi._89264085_b1df171b-0c4e-4b26-ae27-d22520444250 _89264126_42fa126c-2951-438f-9961-79a1ceee02bf _89264128_63e9aaac-3ab2-43c5-9a9d-c31561e4199f _89264083_3f263abd-0e8d-4905-8140-ba7191ef8f14/Oranews.tv/