U arrestua para një muaji, policia: Është shqiptari që dhunoi dhe grabiti priftin

Policia italiane ka identifikuar një 24-vjeçar shqiptar, i cili në dhjetorin e vitit të kaluar në bashkëpunim me një person tjetër grabiti dhe dhunoi një prift.Karabinierët italianë kanë identifikuar 24 vjeçarin Ardit Jakimi, pasi ai është arrestuar për një tjetër grabitje vetëm para pak javësh.Arrestimi i Ardit Jakimit u bë në Napoli rreth një muaj më parë së bashku me 2 persona të tjerë.24-vjeçari shqiptar ishte pjesë e një bande të shqiptarëve që kishin  bazën në komunën e Kaivaos.Tashmë mbi të riun shqiptar rëndojnë dy akuza për vjedhje dhe dhunim personi.