Papa Francesku do të marrë me vete 10 refugjatë të Lesbos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2016, 12:00
Papa Francesku po planifikon të marrë 10 refugjatë në Vatikan ndërsa i bën thirrje Europës të ndihmojë për largimin e emigrantëve të bllokuar në Greqi.Një zyrtar vendas konfirmoi planin për agjencinë e lajmeve AFP ndërsa Papa Francesku nisi turin e tij drejt ishullit grek Lesbos.Plani i tij mendohet se nuk dhunon marrëveshjen Turqi- BE pasi emigrantët që mendohet që ai do të marrë me vete në kthim kanë mbërritur para afatit 20 mars.Mediat greke thonë se janë 8 emigrantë nga Siria dhe 2 afganë të cilët do të hipin në avion bashkë me Papa Franceskun për tu larguar nga Lesbos mbrëmjen vonë të së shtunës./Oranews.tv/