Përmbaruesit privat, llogari rrjedhëse të detyrueshme

Të gjithë përmbaruesit privatë janë të detyruar të kryejnë shërbimet e tyre nëpërmjet bankave. Ministri i Drejtësisë ka lëshuar një udhëzim të posaçëm që detyron se përmbaruesit gjyqësor privat që të kenë llogari rrjedhëse ku do të derdhen shumat për shërbimet e ofruara.“Në këtë udhëzim përcaktohet se debitori ndaj të cilit ka filluar procedura e ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit, detyrohet t'i paguajë detyrimin dhe tarifën subjektit përmbarimor. Për këtë qëllim debitori pajiset nga përmbaruesi me të dhënat e sakta në lidhje me emërtimin dhe numrin e llogarisë bankare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.Ndërkohë, transferimi i shumës nga llogaria bankare e përmbaruesit gjyqësor privat në llogarinë të kreditorit bëhet nga përmbaruesi, në përputhje me rregullat përkatëse bankare, të parashikuara në legjislacionin në fuqi.Gjithashtu ky udhëzim përcakton se komisionet bankare që aplikohen nga bankat për transferta paguhen nga personi që do të kryejë transaksionin, në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor privat.“Referuar këtij udhëzimi, shumat e depozituara në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor privat mbahen për llogari të palëve objekt ekzekutimi, për të cilat janë marrë dhe mbahen këto para. Njëkohësisht ky udhëzim qartëson se veprimet përmbarimore dhe/ose ato të administratës tatimore qendrore ose vendore, me qëllim ekzekutimin e detyrimeve të përmbaruesit gjyqësor privat kundrejt palëve të treta, nuk mund të shtrihen mbi këtë llogari bankare të dedikuar për kryerjen e transaksioneve të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme”, thuhet më tej.udhezimi, per permbaruesitudhezimi, per permbaruesit 2/Ora News/