"Trump", kongresmeni demokrat thumbon Ramën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Kogresit.Njëri prej tyre, anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Charles Rangel, thumboi kryeministrin Rama në lidhje me deklaratat e tij për një prej kandidatëve republikanë për Presidencialet Donald Trump.“Vendi ynë është aq i fortë saqë ne mund t’i tolerojmë njerëz si Donald Trump”, tha kongresmeni Rangel i cituar nga Voa.Ai tha se Amerika ka nevojë për miq.“Populli amerikan e di se, që ne të ndihemi të sigurt, ne kemi nevojë për miq. Kemi nevojë për miq që nuk e flasin gjuhën tonë dhe që jo domosdo kanë fenë tonë.”/Ora News/