BBC është në kërkim të 42 vjeçarit shqiptar i arratisur pa gjurmë

Ky shqiptar quhet Genci Koburi dhe është ndër më të kërkuarit në Britani. Emri i tij është në listën e personave të kërkuar nga BBC-ja, në rubrikën “Crimewatch”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij. Shqiptari u arrestua pas zënkën në një pub në Greater Manchester, ku tre persona mbetën të lënduar. Policia e liroi atë me kusht, por më pas 42 vjeçari është zhdukur. Origjina e tij, thotë BBC-ja është nga Shqipëria. Shqiptari ka edhe dy emra të tjerë, si Ari Goburi apo Alexis Kordas. /Ora News/