Kapet mbi 850 kg kanabis nga policia greke, trafikantët dyshohet shqiptarë
Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia greke në brigjet e Korfuzit.Lënda narkotike ishte transportuar me skaf, dhe sipas medieve greke, mjeti lundrues kishte ardhur nga Shqipëria, ndërsa drejtohej nga dy persona të dyshuar shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.Kapja e drogës ka nisur të premten e shkuar, ku fillimisht janë gjetur rreth 48 kg drogë.Disa orë më vonë, një anije e dytë ka gjetur edhe 30 kg të tjerë hashash të ndarë në katër pako në ishullin Othoni.Ndërkohë, pasditen e së hënës janë gjetur edhe 19 qese të tjera me kanabis në Othonous, të cilat ishin fshehur me kujdes.Më pas, janë gjetur edhe 253 pako kanabis, pesha totale të cilave ishte 446 kg hashash.Në gjetjen e fundit, bëhet fjalë për 26 kg të tjerë të ndarë në 22 pako.Policia greke bën me dije se pesha totale e kapur është 880 kg e 950 gr.
/Ora News/