"Panama Papers" Jep dorëheqjen ministri spanjoll
Ministri i Industrisë në Spanjë ka dhënë dorëheqjn sot pas emri i tij figuroi në dosjes e megaskandalit të Panamasë dhe raporteve mediatike se ai kishte lidhje me kompani offshore.Në një deklaratë për shtyp, Jose Manuel Soria mohoi të gjitha akuzat, por tha se largimi tij ka për qëllim kufizimin e dëmeve në qeverinë teknike të vednit.Dorëheqja vjen në një kohë kur Spanja pret të mbajë zgjedhjet e dyta në qershor, pas një votimi jobindës në muajin dhjetor, që la vendin pa qeveri.Problemet për ministrin nisën të hënën, kur e përditshmja spanjolle El Confidencial publikoi dokumentet që tregonin përfshirjen e sorias në një kompani off shore bashkë me vëllain e tij në vitin 1992.Soria është viktima e fundit politike e dokumenteve të panamasë, skandal i publikuar nga një gup gazetarësh investigativë dhe që tronditi botën me aferat korruptive të njerëzve më të fuqishëm në vende të ndryshme të botës.Firma juridike mosak fonseka ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi për hakerim të sistemit të të dhenave.