Tërmet në Japoni, 9 të vdekur, mbi 900 të plagosur

Qindra njerëz u mblodhën në orët e para të ditës së sotme jashtë bashkisë së Mashiki, në afërsi të epiqendrës së tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë një ditë më parë. Me magnitudë 6 gradë,  tërmeti i parë goditi qytetin Kumamoto, 11 kilometër në lindje të tij, në orën 9: 30 të enjten më 14 prill. Menjëherë më pas erdhi edhe goditja e dytë, akoma me e fuqishme me magnitudë 6.4 gradë.Nuk kishte paralajmërime për tsunami, por të paktën 9 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve lokale, mbi 900 persona janë dërguar në spitale për të marrë ndihmën e nevojshme. Më shumë se 44 mijë njerëz janë evakuar në shkolla dhe  qendra komunitare, shumë të tjerë kaluan natën jashtë pasi tronditjet kanë vijuar pa ndërprerje edhe pas goditjeve të fuqishme. Më shumë se 3 mijë  trupa policore dhe zjarrëfikëse u dërguan në zonën e prekur nga tërmeti nga e gjithë Japonia. Kryeminsitri i vendit Shinzo Abe tha se në bazë të nevojës numri i tyre do të rritet. Në një pronocim për median, Abe tha se do të bëjë gjithçka ishte e nevojshme për fatkeqësinë, një nga më të rëndat që prej marsit të 2011.“Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë mbetur viktimë të kësaj fatkeqësie. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, tha Abe.Rreth 16,500 familje në qarkun e  Mashikit kanë mbetur pa energji elektrike, linja hekurudhore është pezulluar,  kurse hapësirat jashtë shkollave dhe insitucioneve janë mbushur me njerëz që flenë në makina. Në mars të vitit 2011, një tërmet me magnitudë 9 gradë në veri të Tokios, shkaktori një valë tsunami duke vrarë 20 mijë njerëz.333189F400000578-3540061-image-a-57_1460691949616 3332071E00000578-3540061-image-a-55_1460691938924 332F0D1700000578-3540061-image-a-10_1460656570878 3330F92000000578-3540061-image-a-1_1460672552629 332EBD9500000578-3540061-image-a-12_1460656606737 3331EE8800000578-0-image-a-76_1460695667569 332EDF8800000578-3540061-The_first_quake_was_one_of_more_than_a_dozen_to_rock_the_island_-a-77_1460695667973 332E512900000578-3540061-Local_residents_sit_in_front_of_their_collapsed_house_The_U_S_Ge-m-38_1460658338667 3330317900000578-3540061-image-m-7_1460672661874 332E610B00000578-3540061-image-a-25_1460658088542 3331CC3700000578-3540061-image-m-64_1460692926505 332E816700000578-3540061-A_map_showing_where_the_powerful_earthquake_hit_on_Thursday_even-a-5_1460656570863 332FDAA700000578-3540061-image-a-27_1460658096431 332E7CC400000578-3540061-image-a-23_1460658078029 332DED6000000578-3540061-Kasumi_Nakamura_an_official_in_the_village_of_Nishihara_near_the-a-6_1460656570864 332EC71000000578-3540061-image-a-34_1460658144013 332FD57200000578-3540061-image-a-32_1460658132660 332E49BD00000578-3540061-image-m-37_1460658230015 332FD7FA00000578-3540061-image-a-29_1460658131465 332DC7B400000578-3540061-People_evacuate_on_the_street_from_restaurants_after_the_earthqu-a-7_1460656570865